Është përmbytur stadiumi Camp Nou këtë të martë pas shirave të dendur që kanë pushtuar Barcelonën. Ndër shumë dëmtime që u shkaktuan nga moti i keq në Katalanjë të Spanjës ishte edhe përmbytja e stadiumit të Blaugrana,
ujë ka pasur brenda në stadium duke përfshirë edhe tunelin që të nxjerr në fushën e blertë, zonë e cila ishte dëmtuar më shumë nga të gjitha.
Përmbytja ka detyruar devijimin e turit “Eksperiencë në Camp Nou”, kështu që tifozët dhe turistët nuk kanë vizituar zonat e përmbytura.
Fatmirësisht, reshjet e bollshme nuk kanë shkaktuar dëme në fushën e blertë falë sistemit të mirë të përthithjes së ujit.
Fatmirësisht ekipi i Valverde nuk ka ndeshje në shtëpi deri me 21 tetor, kur do përballet me Sevilla-n. Kështu që deri atëherë e sigurt që gjithçka do të jetë kthyer në normalitet./telesport/