Sulmuesi kroat, Pero Pejiç, ishte një nga emrat e bujshëm të lakuar në merkaton e Kastriotit. Klubi krutan kishte shprehur interes për ta rikthyer bomberin në Superiore, por përgjigja e 36-vjeçarit ka qenë negative.

“Panorama Sport” mëson nga burime të besueshme se Pejiç e ka refuzuar ofertën e Kastriotit për shkak të disa problemeve familjare. Edhe pse dëshira e kroatit ka qenë që të rikthehej në Shqipëri, për momentin bomberi nuk vjen dot.

Pas dështimit të akordit me 36-vjeçarin, drejtuesit krutanë, do të hidhen në sulm për gjetjen e një bomberi, që mund të zgjidhë problemin e shënimit.

Por nga ana tjeter tek Kastrioti ka vijuar pune per forcimin e skuadres. Ndreca ka rene dakord per te firmosur per kete skuader nderkohe qe priten edhe Kruja e Demi.