Përparim Kabo ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel. Profesori i njohur foli për situatën e mirë që po kalon Vllaznia.

Ai tregoi edhe ndryshimin me Flamurtarin, teksa theksoi se në Shkodër kanë rikthyer identitetin, ndërsa në Vlorë ka shumë futbollistë të huaj që nuk e njohin traditën e kuqezinjve.

“Vllaznia ndryshe nga Flamurtari punoi mjaft mirë. Arriti të kthente në skuadër identitetin duke rikthyer në skuadër lojtarë shkodranë.

Trajneri e Vllaznisë e mori Sukajn se i duhej qytetit, i duhej fanelës. E njeh futbollin shkodran dhe e ndjen peshën e fanelës.

Jo vetëm Sukaj, po pjesa dërrmuese e lojtarëve të Vllaznisë janë shkodranë.

Ndërsa te Flamurtari ka 3 lojtarë nga Maqedonia, dy nga Afrika e shumë të tjerë që po e them si shembull.

Ku e dinë ata historinë e futbollit të Flamurtarit? Ku i njohin ata legjendat që kanë luajtur me vlonjatët?, u shpreh Përparim Kabo./newsport/