Akademiku i njohur Perparim Kabo, qe njekohesisht eshte edhe nje njohes shume i mire i futbollit, ka qene i ftuar mbremjen e se henes ne emisionin “Procesi Sportiv” ku eshte ndalur edhe tek ecuria e Vllaznise dhe deshtimi i saj per te mos shkuar dot ne finalen e titullit.
Ne analizen e tij, Kabo e ka konsideruar gabim largimin e trajnerit te meparshem Qatip Osmani dhe sipas tij, ai duhej ta kishte mbyllur sezonin ne krye te kuqebluve.
“E pashe ndeshjen e Vllaznise me Egnatian. Vllaznia u perpoq qe te prodhonte agonizem, ndonje lloj deshire qe nganjehere dilte edhe jashte skemes, nje lloj sakrifice, por ka diçka qe nuk shkon tek kjo skuader. Largimi i trajnerit Osmani nuk solli ndonje ndryshim pozitiv dhe mendoj se ai duhej ta mbyllte sezonin.
Kjo sepse ai e beri kthesen te Vllaznia qe grumbulloi aq pike. Nuk kam asgje me Brdariç, per vlerat e tij, per kompetencat profesionale, por mu duk pak e habitshme qe te vij vetem per keto ndeshjet e fundit te cilat nuk eshte se e ngriten lart ne nje nivel cilesor me te larte”- eshte shprehur Kabo./www.shkodrasport.com/