Gavi është zemra e skuadrës së Barcelonës dhe ai këtë e ka konfirmuar këtë që një kohë të gjatë. Mesfushori i talentuar luajti vetëm disa minuta në El Clasico, por kaq mjaftoi për të pasur një përplasje të madhe me Vinicius Junior.

Përplasjet mes Gavit dhe Vini Jr kanë qenë të vazhdueshme, saherë janë përballur kjo dyshe në fushë në El Clasico. Ishte minuta e fundit e ndeshjes kur dy futbollistët u përplasen mes vete, derisa përdorën edhe duart.

Gavi u ndëshkua me karton të verdhë, derisa mesfushori mendoi edhe për ta provokuar Vinin. Në një moment Gavi i ngriti katër gishta lartë për t’ia bërë me dije brazilianit rezultatin e ndeshjes.

Kjo bëri që Vini të shpërthej ndaj tij, megjithatë braziliani u qetësua nga bashkëlojtarët e tij. Gavi postoi disa foto edhe në rrjetet e tij sociale me katër gishta lartë. /Telegrafi/