Aventura e Xhevahir Sukajt te Laçi mund të mbyllet pa nisur ende mirë. Sulmuesi shkodran, për të dytën ndeshje radhazi në kampionat, nuk është grumbulluar nga stafi teknik.

Për herë të fundit, ai është aktivizuar ndaj Kastriotit, një ndeshje e vlefshme për javën e pestë. Por, çfarë ka ndodhur dhe pse 30-vjeçari ka mbetur jashtë sfidave me Kamzën dhe Flamurtarin?

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin kurbinas se mes lojtarit dhe drejtuesve ka pasur përplasje gjatë javës së kaluar.

Ne kete menyre me shume te ngjare, Sukaj nuk do te vazhdoje te jete me pjese e Laçit. Nese ndodh kjo, atij i duhet te prese deri ne janar pastaj per te gjetur nje ekip te ri per te vazhduar karrieren e tij.