Vetëm para 10 ditësh Adrian u zyrtarizua si lojtari më i ri i Liverpulit, por nëse në ato momente dikujt do t’i thoshe se ky lojtar do t’i dhurojë një trofe skuadrës, askush nuk do të besonte, por ndodhi.

Adrian ishte vendimtar ditën e djeshme për Liverpulin, teksa arriti të presë penalltinë e fundit kundër Çelsit, dhe i dhuroi ekipit të Klop, Superkupën e Europës. Vetëm para dy javësh Adrian ishte i papunë, pasi kishte përfunduar kontratën me Ues Hemin në fund të sezonit , dhe nuk kishin rinovuar përsëri, duke e bërë atë të ishte një lojtar i lirë.

thumb_92167_default_news_size_5

Por tani ai është një hero për skuadrën e tij aktuale, të cilën e pranon edhe vetë në një intervistë ku shprehet: “ Një muaj më parë isha duke u stërvitur vetë në Spanjë, dhe miqtë e mi më ndihmuan shumë. Dy javë më parë unë me të vërtetë nuk e dija se për kë do të luaja, qoftë në Spanjë apo një ligë tjetër.

Por Liverpuli erdhi tek unë dhe më pyeti. Ishte vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time. E dija se do të vinte momenti të luaja, por padyshim nuk e mendoja se do të vinte kaq shpejt. Jam vërtet i lumtur që jam këtu dhe krenar. Kjo e djeshmja, ishte një natë madhështore.”, u shpreh spanjolli.

skysports-adrian-liverpool_4745860

Historia e Adrian është me të vërtetë si një përrallë, pasi ai mund të mendonte gjithçka, por asnjëherë nuk mund të mendonte, se do të ishte lojtari që do t’i dhuronte një trofe Liverpulit.