Mund të shpallet edhe ditë feste kombëtare data kur në Vijarobledo, një qytezë me 25 mijë banorë në Kastilja-La Manka në Spanjë, u shkruajt historia dhe një përrallë nga ato që ia vlen të lexohet dhe tregohet brez pas brezi…

E themeluar në vitin 1971 dhe gjithmonë në kategorinë e katërt, skuadrae Villarrobledos ka arritur të ngjitet në Segunda B, pra kategoria e tretë spanjolle, për të parën herë në histori.

Një skuadër me organikë të reduktuar, baza materiale shpesh e huazuar, por sidomos me një president që luajti sulmues (Berni) dhe i siguroi këtë ngjitje të pabesueshme.

 

“Kemi shumë histori për të treguar”, tha trajneri Jesus Castellanos për “Marca”, por sigurisht kryesorja është historia që sapo u shkruajt në një qytezë e cila deri dje vuante dhe rrezikonte të humbiste përgjithmonë ekipin e futbollit./telesport/