Premtohet prej disa vitesh, por thjesht e gjitha ka mbetur nje “premtim elektoral”. Kopliku dhe Malesia e Madhe edhe per disa kohe nuk do te behen me stadium. Arsyeja eshte e thjeshte: Drejtuesit e pushtetit lokal te ketij qyteti nuk e kane prioritet sportin.

Keshtu ka ndodhur edhe diten e sotme teksa eshte zhvilluar edhe mbledhja e Keshillit Bashkiak Malesi e Madhe. Nje nga pikat e rendit te dites mesohet te kete qene edhe nje ndryshim ne buxhetin e ketij viti teksa fondi i planifikuar per fillimin e punimeve ne stadiumin e ri.

Ashtu siç ka ndodhur prej 7 vitesh, ka ndodhur edhe sot. Fondi ne fjale eshte transferuar per ndertimin e nje rruge ne Bratosh dhe nje ne Linaj. Kjo do te thote se dhe per vitin 2022 nuk do te kete asnje gur te hedhur per kete impiant sportiv.

Diçka vertete e pakuptueshme kur vete kryebashkiaku Marinaj pak kohe me pare ne nje prononcim per mediat premtonte se stadiumi do te fillonte shpejt ndertimin, por duket se askush nuk e ka marre seriozisht kete gje.

E gjithe treva e Malesise se Madhe vazhdon te mos kete nje stadium, ndonese me pak deshire kjo gje mund te ishte realizuar edhe me ndihmen e Qeverise si dhe te Federates Shqiptare te Futbollit, por duket se ne Koplik drejtuesit e pushtetit lokal nuk kane deshire ta ndertojne ate stadium./SHKODRA-SPORT.COM/