Nuk ishte një finale Botërori, nuk luhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ishte as viti 1994, ishte thjeshtë një ndeshje miqësore me rastin e 26-vjetorit të finales mes të kaltërve dhe Seleçaos të zhvilluar në vitin 1994 në SHBA.
Në këtë sfidë të zhvilluar në Fortaleza zbritën në fushë futbollistët që ishin e dy kombëtareve në atë finale të madhe dy dekada e gjysmë më parë dhe këtë herë Italia u hakmor në një fare mënyre, pasi fitoi 1-0 me një gol të Massaros.
Tashmë 26-vjet më të vjetër emra të tillë si Romario, Cafu, Baresi, Albertini, Costacurta e Panucci (ish-trajner i kombëtares shqiptare), gjithsesi përmbushën pritshmëritë duke dhuruar spektakël.
Madje ndryshe nga ajo finale e Rose Bowl në Pasadena, që përfundoi në barazim pa gola dhe u zgjidh nga goditjet e penalltive, këtë herë ndeshja u vendos nga goli i Massaros për Italinë.