Cfare kujton nga karriera juaj?Ne historine e futbollit lezhjan ka shume personazhe qe kane lene gjurme dhe njeri nder ta eshte edhe Gjergj Vokaj, i cili ka luajtur 14 vite futboll me Beselidhjen, nderkohe qe gjate karrieres ka luajtur edhe dy vite me ekipin e Kukesit.

Ai eshte futbollisti me numrin 11 i cili i ka dorezuar fanellen legjendes se futbollit lezhjan Fehni Rama. Ka lindur Gryke-Manati me 8.07.1946. Ka filluar te luaj me ekipin e te rinjeve te Beselidhjes ne vitet 1960-63.

Ndeshjen e pare kunder “Korabit” ne Peshkopi, me trajner mesuesin Nush Radovani (nje mesues i persekutuar thote Gjergji). Protagonisti i ketij shkrimi tregon per mesuesin e tij se ai kishte mbaruar studimet ne Itali, bile thote: Kur mesuesi Radovani ka perfunduar studimet kane rene edhe kembanat e kishes qe do te me mbesin ne kujtese.

Gjithe karrieren se tij sportive Vokaj e ka kaluar duke patur trajner Isuf Pelingun, ate qe ka sjellur futbollin ne Lezhe. Dhe ne fakt, Gjergji mendon se ky trajner eshte lene ne harrese nga klubi Beselidhja. Megjithate per te mesuar me shume ne lisdhje me karrieren e Gjergj Vokajt, mund te ndiqni intervisten e zhvilluar me te:


-Cili ka qene roli juaj tek Beselidhja?

Kam luajtur alo i majte dhe kam mbajtur numrin 11 ne shpine.


– Çfare kujton nga karriera juaj?

Po, ne moshen 14 vjeçare mesuesi me ka nxierr nga ora e mesimit dhe me ka çuar direkt ne ndeshje me ekipin e te rriturve te Beselidhjes. Kjo ka ndodhur ne vitin 1963.


– Cila ka qene ndeshja me mbreselenese per ju?

Padyshim ajo ne vitin 1965 me Tomorin e Beratit ku luanim finalen (ndeshjen e dyte ne Lezhe) ku fituam 1-0 dhe golin e shenova une. U eleminuam pasi ndeshjen e pare e kishim humbur 1-2.


– Sa gola keni shenuar gjate karrieres?

Ne kategorine e dyte 50 gola. Them me plot gojen se ne kategorine e dyte kemi bere ligjin.


– Golat qe te mbesin ne kujtese?

Ato kunder Vllaznise, kunder Paulin Ndojes shokut tim te ngushte ne Shkoder. Me ka ardhur keq, nuk ndieja kenaqesi pasi une isha dhe jam edhe sot tifoz i Vllaznise.


– Goli ma emocionues per ju dhe pse?

Ai me Dinamon ne Lezhe, ku Dinamo kaloi ne avantazh 0-2 me gola te Pernaskes. Pastaj barazuam 2-2, shenova une dhe i ndjeri Nikolin Lorenci. Ne ngelem ne kategori te pare.


-Te ka pelqyer te shenosh me koke apo me kembe?

Golat me kembe.


– Gjeja me e vecante per ju?

Po, kur une i kam dorezuar fanelen me numrin 11 Fehmi Rames. Kam patur shume emocione.

– Kush ka qene mbrojtesi me i veshtire per ju pasi ju keni qene nje lojtar shume i shpejte?

Menduh Dedja i cili me kapte per fanellet dhe me pengonte. Edhe ai ishte shok i imi.

– Lojtaret me te mire per ju tek Beselidhja?

Per mua njeshi mbetet Nikoli Lorenci, pastaj vijne Paulin Deda, Fehmi Rama, Myfit Dibra, Sulo Balla, Gezim Hasku, Ahmet Metà dhe Naim Kraja.


– Ma madhi ne Shqiperi?

Sabah Bizi.


Ne bote?

I ndjeri Pele. Pushofte ne paqe!
Intervistoi: Engjell Gjolaj