Nga Faik SADIKU

Ne vijim te rubrikes time, per ata qe kane ba histori te futbolli Shqiptare, eshte pa dyshim nder emrat e lakuar si talent I kohes Hysen Dedja, (Seri)I “Vllaznise”, e I shpreses. Ky emer I shquar i lene disi ne harrese, i perket brezit te “famshem” te Vllaznia gjate viteve 80 – 90, te spikaturve, si F Ragami, Zmjani, Vukatana, Luçi, Jera, Fakja, Pashaj, Dani, (portier), Laçja, Bushati Briza, pra seicili nje histori me vehte.

Jane keta emra te shquar, qe sollen nje fryme “moderne” te Vllaznia, Shpresa e kombetarja jone. Seri yne ka linde me 16 tetore 1960, ne shkoder, hapat e tija te para drejte mjeshtrise se futbollit i fitoi prane familjes se tije, sportive, i nxitur nga vellai I tije Menduhi, 13 vjet me fanellen shkodrane, nje talent futbolli, mbrojtes potent I krahut te majte me nr 4, Lapi, dhe Nexhati, “tre mosketere” e familjes Dedja te degjar per futbollin ne shkoder.

Ata i dhane Serit, si me I vogli I familjes, te ece e te perparoje, drejte artit te fushes se blerte, duke mbete “legjende” e futbollit Shkodrane. Nje shtyes e suport te ece Seri para drejte mjeshtrise nje vlere te pa diskutuar kane luajte prinderit e tij, Manushi, e Durrija, e cila do kujdesej per 4 meshkuj, ishte vertete nje heroine. Ata rriten nje djale talent I disiplinuar I thjeshte e i edukuar, pra unik ne fushat e jetes,, karakter te cilin do e shohim me vone kure ai do jete kapiten, e drejtoje me profesionalizem, skuadrat shqiptare.

Pasi kryen shkollen fillore, Seri yne shkon te shkolla Xheladin Fishta ne klasen e 5-te te futbolli, me trainer Zyhdi Bakalli, Selami Dani, ku spikaste si mbrojtes I krahut te majte, rol te cilin e kish krye me sukses I vellai i tij Menduhi. Ishte 14 vjeç kur Seri yne, thirret te skuadra e paraterinjve me trainer Xhelal Juka. Talenti I tij I spikatur, nuk anashkalohet lehte nga i ndjeri Esat Rakiqi, trajner me te rinjte. Seri yne qendron per 2 sezone nen urdherat e Rakiqit, e me pas ai, se bashku, me A. Kasapin, M. Shkrelin, e me R. Luçin, kalojne te Vllaznia “legjende”, e atyre viteve.

Ishte vetem 18 vjeç kur per here te pare ne histori, ai veshe fanellen me peshe te Vllaznise si titullare, per te mos iu ndare asaj per 17 vite me radhe deri ne vitin 1995, ne moshen 35 vjeçare. Ishte pikerisht 16 tetori 1978, Vllaznia ndeshet me Flamurtarin ne Vlore. Trajneri Shaqiri i beson Serit fanellen me nr 4, ne mbrojte te krahut te majte ne vend te Suat Duraj, i demtuar. Emocione te medha per Serin. Ai tani do luaj ne krahe te Bizit, Zheges, Vukatanes, Hafizit, Ferit Ragamit e Borshit.

Ate prove ai e kalon me sukses, se ne analize, ai pergezohet nga traineri Shaqiri, si nje talent i ri e me te ardhme. Ishte koha kure Seri yne e kish veshtire, te ishte efektiv ne loje, se duhej te sfidoje, dy kolloset e Vllaznise te ndjeret Vaso e Duraj. Pa I mbushe 20 vjeç Seri ai do blindohet perfundimisht te formacioni, shkodrane pikerisht me 23 Mars I 1980, ne ndeshjen e Qemal Stafes, Dinamo – Vllaznia 1 me 0. Ai zevendeson Vason ne pjesen e dyte.

Me pas do jete gjithnje i pazevendesueshem deri ne fund te karieres efektive 15 vjeçare, aty solid, si mbrojtes i krahut te majte, e kapiten i madh te Vllaznia.. Si nje talent me disipline ne fushen e blerte, ai asnjehere nuk eshte ndeshkuar me kartona. Gjate karieres se tije, si lojtare ai ka nje titull Mjeshter Sport 1988, dhe Mjeshter I Madh 2011.
Per 17 vite me radhe, ai ka zhvilluar mbi 600 ndeshje, zyrtare e te aktiviteteve te ndryshme vetem me Vllaznine, dhe ka realizu 25 gola.

Ka zhvilluar mbi 8 ndeshje nderkombetare, me skuadren e tij Vllaznia. Ka zhvilluae 6 ndeshje me Shpresen Shqiptare, me te cilen eshte shpalle kampion ne qershor te 1981, ne Volos te Greqise, ku Shpresa jone fiton ne finale ndaj Shpreses se Bullgarise 2-1.

Eshte 2 here kampion I shqiperise, 1983 – 92. Dhe fitues 3 here I kupes se Republikes, 1979, 81 – 87 vetem me Vllaznine.. Gezimet e fitoreve, ai I ndante gjithnje me shoket e skuadres.

Por ne dy raste ai ka perjetuar ngjarje te hidhura, te jetes se tije, arrattisja e dy talenteve Bershemi, e Hoxha, ku i sollen peshtjellim atije e kampit shkodrane, se te gjithe kryqezuan politikisht. Ishte koha e diktatures, dhe ne 1992, kure Vllaznia u shpall kampion me Serin kapiten, ajo mori nje turne miqesore per ne France me ftese te Zmjanit, aso kohe ishte te formacioni I “Ajaçios”. Pas takimit i gjithe ekipi mori arratine. Ndersa kapiteni yne se braktisi Vllaznine. Ai u kthye ne atdhe me Dr Çoben, e trainerin A Hafizi.

Dhe vjen nje dite, ai do e mbylle karieren e tije ne moshen 35 vjeçare ne fushen e blerte, por mos ju ndare asaje. Ai per 25 vjet me radhe do jete epiqendra e lakmuar e stolit shqiptare, duke drejtu me kopetence e profesionalizem skuadrat e superliges. Ishte viti 1996, kure Seri yne do marre ne drejtim timonin e Vllaznise, ne rolin e trajnerit.

Ne vitin 1996 vendi 3-te, 1997 vendi 2-te dhe 1998 kampion kombetar. Ka drejtuar me sukses Lushnjen ne 2001, e me rradhe Teuten, Luftetarin, per t’u rikthyee perseri te Vllaznia, ne vitin 2002, te cilen e shpalle nenkampione, me pas shkon, ne Shijak e Rrogozhine, e perseri ne Ballsh, e ne Lushnje, per ta mbylle perfundimisht kareieren e tije si trajner, ne vitin 2018. Per te kaluar i qete me shoket e tij te skuadres kur ishte te Vllaznia, aty te Blloku, me Nikolin Thanen, e Astrit Hafizin.