Arbitre futbolli apo police? Tek meshkujt ka ndodhur më parë kjo sepse kemi patur disa të tillë në futbollin shqiptar. Por tek femrat jo. Arbitret kanë qenë të rradha dhe për më tepër, të jetë edhe police, sigurisht që nuk kishte ndodhur.
Për këtë arsye, shkodrania Fatjona Borova është një rast për t’u marrë në konsideratë. Jo më kot, kemi vendosur që përmes kësaj interviste të zbulojmë “anën e fshehtë” të saj.
Kush është ajo, çfarë pasionesh të tjera ka dhe cilat janë synimet e saj për të ardhmen? Ndiqni më poshtë, intervistën e dhënë për gazetën “Shkodra Sport” të arbitres së FIFA-s, Fatjona Borova
-Përshendetje. Të falenderoj që ishe pjesë e kësaj interviste dhe urime edhe për punën tënde.E për t’u mos u larguar nga tema, lind pyetja si u gjend Jona në këtë profesion të veçantë?
-Sportin e arbitrimit e fillova krejt rastësisht kur isha 15 vjece nga pamundësia për të mos luajtur futboll ngaqë atëherë nuk kishte ekipe futbolli femrash , më erdhi një mundësi për të gjykuar ndeshjet e futbollit.
-Cila është lidhja mes dy llojeve të punëve që bën?
-Lidhja mes sportit dhe punës së përditshme që bëj është se të dyja kanë të bëjnë me ndarjen e drejtësisë.
-Çfarë i duhet një femre të jetë në një pozitë si ti?
-Durim , guxim dhe vullnet..
-Si është natyra e Jonës, pasi nga puna dukesh tip i vecantë?
-Jona ka tipin sa gazmore aq dhe serioze .
-Përvec punës çfarë tjetër bën Jona për të cilën nuk njihet?
-Përvec punës dhe sportit kam dhe jetën personale , familjare dhe shoqërore për të cilët mjafton të më njohin personat që më rrethojnë dhe bëjnë pjesë në jetën time .
-Po të ishte një mundësi, ku do të ikje dhe me kë?
-Po të ishte mundësia do ikja nga Shqipëria për momentin vetëm pastaj nuk i dihet kush të shtohet rrugës 😊
-Pra po lë njëvftesë të hapur…Si është mashkulli që të përshtatet ty?
-Po jetës nuk i dihet … mendoj se duhet ti përshtatemi njëri tjetrit …
-Konsideroje jetën tënde një libër, cili do të ishte titulli?
-Jona dhe peripecitë e saj hahahaa.
-Cili është një nga sportet ekstreme që ëndërron ta realizosh, ose që e ke bërë?
-Më pëlqejnë lartësitë. Kam dëshirë të hidhem me parashutë besoj se këtë vit do e realizoj.
-Në të gjitha gjërat që të duken të pamundura, cilën dëshiron më fort ta bësh të mundur?
-Të gjitha gjërat më duhen dhe duken të pamundura luftoj shumë që t’ia mundësoj vetes
Intervistoi: Pamela RROKU