Beselidhja e Lezhes po kalon momente te veshtira, megjithate disa prej tifozeve te saj te njohur nuk e kane braktisur ate per asnje moment. Njeri prej tyre eshte Paulin Zogu. Ish- kryetari i shoqates se tifozeve te futbollit lezhjan.

53 vjeçari qe ka lindur ne Manati, eshte rritur prane futbollit dhe vazhdoj te kontribuoje ne forma te ndryshme per te. Nderkohe Paulini ka pranuar te jape nje interviste dhe kete e ka bere duke folur per “Shkodra Sport”. Ai ka folur pas plot 11 vitesh nga hera e fundit qe ka dhene nje interviste dhe ju ftojme ta lexoni me poshte:

– Paulin perse jeni kaq i lidhur me futbollin?

Qysh ne femijèri e kam pelqyer futbollin, ashtu si shume femije te tjere. Vete jeta me solli qe une te punoj me moshat, me Akademite “Brian’s” dhe “Shenkoll”. Sot aktualisht po punoj te “Brian’s”, por asnjehere nuk e kam larguar vemendjen nga ekipi i pare i Beselidhjes, pasi eshte ekipi I zemres.

Une kam qene edhe kryetari i shoqates futbollit lezhjan, kur kemi kaluar ne superiore. Ka qene nje nga kenaqesite me te medha te jetes time. Kam dhene nje interviste atehere, po me ju z.Gjolaj dhe tani pas 11 vitesh po jap te dyten po me ju.


– Ju vjen keq qe Beselidhja eshte duke kaluar momente te veshtira?

Mè vjen keq qe e shoh Beselidhjen ne kete gjendje. Nuk e meritojme kete vend. Shpresoj qe Beselidhja t’i largohet fundit te tabeles sa me shpejt e te mos bjere nga kategoria.

– Si e shihni ardhjen e Alcanit si drejtor teknik te Beselidhja?

Une ne rradhe te pare dua ta ngushelloj per vdekjen e babait Ismetit, qe ishte jo vetem babai tij por dhe njeri i sportit. Ardhja e Alcanit tek Beselidhja sigurisht do te ndikoje per mire. Alerti ka nje pervoje te madhe. Ai ka pervoje te madhe si lojtar dhe tashme edhe si trajner.

– Profesioni juaj eshte shofer. Pas kaq vitesh ju po punoni me akademite e Lezhes, si ndiheni?

Ndihem shume mire, punoj me pasion me keto mosha, kujdesem per ta, i dua shume femijet pasi une jam edhe prind vete.

– Ju jeni modeli i nje shoferi qe jo vetem i çoni tè gjithe femijet deri tek shtepite e tyre, por i ndihmoni te kalojne semaforet dhe kryqezimet, gje se kemi pare te te tjeret?

Kjo eshte detyra ime.


– Ju kemi pare shpesh ne stadiumin “Loro Boriçi”, pse?

Une jam edhe tifoz i Vllaznise, e ndjek me pasion. Eshte skuader e madhe, me e mira e veriut. Aty ka luajtur edhe kusheriri im Silvio Zogaj. Ai eshte rritur tek Akademia Vllaznia duke patur nje mbeshtetje te madhe nga Alban Hasani, nje njeri shume i pershtatshem per te qene drejtues i saj. Kam pare tek ai nje perkushtim shume te madh. Çdo talent qe spikat tek Akademia, ai deshiron t’i kaloje tek ekipi i te rritueve te Vllaznise e jo te luajne me ekipet e tjera. Nje njeri per t’u vleresuar sepse deshiron qe Shkodra te mos i humbe talentet e saj.

– Kemi degjuar se ju keni luajtur rolin e menaxhieri tek moshat, por edhe keni kryer ndonjè levizje me lojtare tek te rriturit, sa eshte e vertete kjo?

Punoj vazhdimisht per tè afruar femije qe e pelqejne futbollin, t’i sjell tek akademite. Persa u perket tè rriturve kam çuar Silvion Zogajn kohe me pare te Gjirokastra dhe Fangajn tek Laçi.


-Cilet kane qene trajneret me te mire te Vllaznia dhe te Beselidhja ngaqe ju beni tifozllek per te dy keto ekipe?

Vasil Bicin te Vllaznia dhe Vasil Bicin te Beselidhja.
Intervistoi: Engjell GJOLAJ