Ia kushtoi nje pjese te madhe te jetes se tij pasionit per gazetarine sportive. E kemi fjalen per profesor Ymer Striniqin, i konsideruar si nje nga legjendat e mikrofonit sportiv dhe sidomos statistikes qe ishte absolut i kesaj fushe.

Striniqi ishte njeriu qe mbi 50 vjet me rradhe, ishte simboli i mikrofonit, statistikave dhe komenteve te tij. Ai ka qene shembulli i gazetarit te apasionuar dhe komentatorit me ze te veçante.

Zeri i tij ne transmetimet radiofonike dhe televizive, statistikat e veçanta dhe komentet shume domethenese, kujtohen ende edhe sot nga te gjithe. Mbi 50 vite karriere ne mediat lokale dhe ato qendrore, e kane bere ate nje personalitet te veçante ne fushen e gazetarise sportive.

Pak kohe me pare, per Ymer Striniqin, erdhi edhe dekorimi nga ana e presidentit te Republikes, z. Ilir Meta, me titullin “Mjeshter i Madh”. Ky ishte nje titull i akorduar gjashte vite pas vdekjes, kur ne fakt do te ishte e mira qe ta merrte dhe ta shijonte sa ishte gjalle, por gjithsesi familjaret e tij ndjehen krenare per njeriun e tyre te zemres.

Per 55 vite me rradhe, Ymer Striniqi ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne median sportive, duke qene nje figure e plotesuar ne te gjitha drejtimet, por edhe shume e dashur per te gjithe.Njekohesisht, ai ka qene edhe nje shembull, mbeshtetes dhe udherrefyes per te gjithe gazetaret e rinj sportiv.

Ymer Striniqi ka qene nje nder themeluesit e emisionit radiofonik “Nga njera ndeshje ne tjetren” dhe me zerin e tij ka perçuar shume emocione tek degjuesit e radios dhe sportdashesit ne mbare vendin, jo vetem ata te Vllaznise.

Striniqi ka qene zeri, me te cilin jane rritur breza te tere sportdashesish dhe jo vetem ne Shkoder, teksa e degjonin te komentonte nga kabinat e transmetimit ne te gjithe stadiumet e vendit. Jo me kot, ai eshte konsideruar si pasues i denje i legjendes se mikrofonit te gazetarise sportive, Anton Mazreku.

Profesor Ymeri ka qene nder staticienet me te mire te Shqiperise. Nje njeri qe nuk gabonte kurre ne llogaritje dhe shifra, duke i dhene secilit “hakun” qe i takonte. Ky ishte profesor Ymeri.

Vepra e tij padyshim qe do te mbahet mend nga te gjithe dhe per rrjedhoje eshte edhe detyre e jona t’a rikthejme serish ne vemendjen tuaj kete personalitet te gazetarise sportive.
Maringlen ZHIVANI