Nga arkiva e “Shkodra Sport” sot kemi shkëputur këtë foto në të cilën janë sëbashku dy figura të njohura të arbitrimit shkodran dhe atij shqiptar. Bëhet fjalë për të ndjerët Tahir Kalaci dhe Fahri Fani.
Ky i fundit për disa vite ka qenë anësor por përveç arbitrimit ka punuar edhe si drejtues i sportit në Shkodër.
Sa për Kalacin, karriera e tij në arbitrim është e jashtëzakonshme dhe jo më kot ai është ndër emrat më të nderuar të kësaj fushe. Njerëz të tillë sigurisht që i mungojnë sot qytetit tonë.
Mbi te gjitha ata i ka karakterizuar ndershmeria ne profesionin e tyre. Megjithatë ne jemi krenarë që ata kanë lënë diçka të mirë me karrierën e tyre, për të cilën duhet të jemi krenarë.
© shkodrasport.com