Viti 2022 solli nje tjeter Kupe te Shqiperise per Vllaznine e futbollit, ate te shtaten. Kjo e sivjetmja kishte nje te veçante sepse ky trofe ishte hera e pare qe fitohej dy vite rresht. Dhe njeriu qe pati fatin ta ngreje i pari lart ne te dy rastet eshte kapiteni Erdenis Gurishta.
Po gjate ketij viti, numri 2 i kuqebluve beri realitet nje tjeter enderr: Veshjen e fanelles kuqezi te kombetares. Si rrjedhoje e ketyre arritjeve, gazeta “Shkodra Sport” ka vendosur t’i jape atij çmimin “Personazhi me i mire i vitit 2022”, çmim qe i eshte dorezuar nga nje legjende e futbollit si Hysen Zmijani.
Vete Gurishta eshte shfaqur shume i lumtur per kete vleresim dhe ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ka folur edhe per synimet dhe objektivat e tij per vitin e ardhshem, interviste te cilen mund ta lexoni me poshte:
– Jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Personazhi më i mirë i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?
Me thane te drejten ndihem shume i kenaqur sepse çdo vleresim apo çmim individual te jep kenaqesi. Te marresh nje vleresim te tille para se te mbyllet viti, eshte nje ndjesi shume e bukur dhe gjej rastin te falenderoj gazeten “Shkodra Sport” per kete organizim.
– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?
Ne çdo vit ne qofte se bejme bilance do te gjejme gjena te mira dhe jo te mira. Edhe ky vit ka pas shume momente pozitive, por une mendoj qe gjithmone ka vend per permiresime.
– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?
Uroj per te gjithe shqiptaret mbaresi dhe lumturi dhe sa me pak gjera negative ne vitin e ardhshem. Ne veçanti uroj tifozat e Vllaznise dhe shpresoj qe vitin e ardhshem te gjithe se bashku ta çojm Vllaznine aty ku te gjithe deshirojme.
– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?
Synimet e mia jane qe te arrij perseri te ngre nje trofe me ekipin e Vllaznise. Te marr serish ftese nga kombetarja dhe ne fund te kontrates ne maj te arrij te transferohem ne nje kampionat me te forte.
Intervistoi: Gjergj KOLA