Viti qe po mbyllet ka qene me i suksesshmi ne karrieren e tij sportive. Ka bere mire si ne garat kombetare ku ka fituar edhe titullin kampion te rradhes, por edhe ne ato nderkombetare ku tashme i ka hyre boksit profesionist teksa ka zhvilluar pese ndeshje dhe i ka fituar te gjitha.

Pikerisht per keto arritje, gazeta “Shkodra Sport” e ka vleresuar ate me çmimin “Personazhi me i mire i vitit 2022”. Nderkohe, vete Nelsoni ka dhene pasditen e sotme nje interviste per gazeten tone teksa ka vleresuar çmimin e marre, ka bere nje bilanc te shkurter te ketij viti dhe po ashtu ka shpalosur edhe objektivat per vitin e ardhshem.

– Nelson, jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Personazhi më i mirë i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?

Ne fakt kisha kohe shkeputje vlersimesh dhe prandaj eshte gjithmone kenaqesi kur te vleresohet puna dhe sakrifica. Falenderoj organizatoret per perzgjedhjen, falenderoj gazeten “Shkodra Sport” per punen e madhe qe ben çdo dite per promovimin e sportit shkodran.


– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?

Ky vit per mua ka qene nje nder vitet me te suksesshme ne sport, si me boksin olimpik edhe ate profesionist. Kam pas vetem fitore e kjo fale punes serioze qe po bej.

– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?

Per te gjithe njerezit uroj nje vit te mbare, te mbushur me gezime! Per sportistet nje vit plot suksese e sa ma shume stervitje sepse vetem ajo na ben te jemi lart e te arrijme majat e sportit boteror.


– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?

Ne fakt eshte nje vit qe mezi e pres. Lus Zotin te mos kemi demtime sepse jam zotuar e prape do e them, do sjell ne Shkoder nje titull bote e kete ne nje te ardhme shume te afert. Ju faleminderit per vleresimin “Shkodra Sport”, e ne veçanti dua te pershendes Gjergj Kolen qe na mbeshtet e na vlereson gjithmone.