Gjate vitit 2022 ka arritur qe ta drejtoje Vllaznine drejt fitimit te titullit te 14-te kampion rradhazi. Albert Marashi ndihet i lumtur per kete gje sepse atletika shkodrane vazhdon te jete ne eliten e ketij sporti duke i dhuruar ketij qyteti trofe te panumert.

Kryetrajneri i atletikes se Vllaznise pikerisht per keto arritje eshte nderuar nga gazeta “Shkodra Sport” me çmimin “Personazhi i Vitit”, çmim qe iu dorezua nga ish- drejtori i SK Vllaznia Mark Kroqi. Ai ka dhene nje interviste per gazeten

– Jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Personazhi më i mirë i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?

Ndihem shume i vleresuar per arritjet e mia, sidomos kur vleresimi vjen nga gazatare profesionist dhe njohes shume te mire te sportit. Nje falenderim per gazeten “Shkodra Sport” dhe Gjergj Kolen si drejtues i saj, qe ka qendruar gjithmone prane ekipit te atletikes.

– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?

Mendoj qe kur ben bilancin, them qe pothuajse jane arritur te gjitha objektivat, duke fituar kampionatin, kupen ndersa disa sportiste u shpallen kampion ne disiplinat qe une stervis, si: ne 100 m Leandro Çardaku, njekohesisht edhe rekord kombetar per te rinj. Ne 110-400 m/pengesa Durjon Idrizaj, njekohesisht edhe vendi i 3-te ne “Small States”.


– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?

Nje vit sa me i mbare per te gjithe. Ju uroj shume suksese sportisteve dhe trajnereve per vitin 2023!

– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?

Objektivat si trajner ne aspektin personal jane qe te nxjerr sportist kampion ne disiplinat qe une stervis, pse jo edhe ndonje rekord kombetar. Ne aspektin ekipor dua qe atletika e Vllaznise te perserise sukseset e viteve te fundit, si kampion kombetar, fitues te kupes, dhe fitues me ekipet zinxhir. Ju falenderoj per vleresimin dhe ju pergezoj per punen e shkelqyer qe keni bere prej shume vitesh./SHKODRA-SPORT.COM/