2 vjet me pare do te merrte jete nje tjeter ekip ne Shkoder, pikerisht ai i KF Bashkimi. Njeriu qe e ideoi dhe e krijoi ate eshte pikerisht nje djale shume pasionant si Ervin Alushi.
Ne keto dy vite ekzistence, arritjet e tij kane qene jo te vogla dhe si rrjedhoje pikerisht sot, drejtuesit por edhe femijet e ketij ekipi, kane vendosur te festojne 2 vjetorin e krijimit te tij.
Ata kane organizuar nje aktivitet, ku ka qene i ftuar edhe drejtori sportiv i KF Vllaznia, Matko Djarmati. Nga sa mesohet, bashke me drejtuesin e KF Bashkimi- Ervin Alushi, eshte biseduar per nje bashkepunim ne te ardhmen midis dy ekipeve.
Ajo qe duhet thene eshte se kjo shoqate sportive jo vetem po mbijeton, por ka sjelle nje fryme ndryshe te ekzistences se saj dhe jo vetem ne fushen e sportit, por edhe ne fushen humane etj.
Nderkohe, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron KF Bashkimit edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe sa me shume suksese ne ecurine e tij.