15 qershori i vitit 2020 do te mbese gjate ne arkivat e futbollit shqiptar. Ne Bushat lindi nje nga klubet me te reja te futbollit, Basania FC. Nje inisiative teresisht personale e presidentit te saj Ermir Shimaj, per te sjelle nje klub krejt ndryshe per nga menyra e funksionimit te tij.
Sot, eshte 3 vjetori i krijimit te “Basanias”. I ketij klubi qe ka marre emrin e qytetit te vjeter ilir te para 2 mije viteve. Vitet e fundit, disa arkeologe rinxorren rrenojat e tij e per koinçidence bashke me te do lindte nje “Basania” tjeter, ajo e futbollit.
Ne keto e vite ajo ka arritur te sjelle shume risi dhe pavaresisht veshtiresive te medha, vazhdon punen per te sjelle te tjera gjera te bukura ne te ardhmen. Ne sezonin e fundit, presidenti Shimaj vendosi edhe krijimin e ekipit te te rriturve dhe po ashtu ne sezonin e ri mund te kete te tjera risi.
Sepse “Basania” eshte ndertuar per te qene ndryshe. Ne keto 3 vite ekzistence, Basania asnjëherë nuk shkeli mbi parimet e Lojës së ndershme, Qytetarisë dhe Dinjitetit njerëzor & sportiv dhe me siguri qe keshtu do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Nje tjeter risi e “Basanias” ka qene edhe afrimi prane saj i emrave te shquar te futbollit shkodran dhe shqiptar dhe ketu mjafton te permendim dy prej tyre, Elvin Beqirin dhe Gilman Liken. Pa lene menjane kurrsesi te gjithe trajneret dhe drejtuesit e tjere te cilet kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribuojne per kete emer.
Sot ne oren 19.00 ne Bushat do kete nje ceremoni per 3 vjetorin e “Basanias”, por me siguri qe ne kete date do te mblidhemi edhe per shume vite te tjera sepse projekti i presidentit Shimaj eshte i qarte per te ardhmen.
Gezuar 3 vjetorin dhe shume vite te tjera te lumtura “Basania Football Club”!