Me datë 9 mars 2021, ora 10.00, pritet hapja e ankandit për shitjen e 100% të aksioneve të KF Vllaznia sh.a. Deri në këto momente, kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga mbyllja e afatit për hapjen e ankandit, mësohet se ka një interes të shtuar për pjesëmarje në ankand.
Edhe pse nuk ka një numër zyrtar, mësoeht se deri tani janë tërhequr më shumë se 10 dosje për pjesëmarrje në ankand. Po ashtu, edhe në ditët e mbetura, pritet që të ketë edhe të tjera subjekte të interesuara për të marrë pjesë në ankand.
Me datë 9 mars, ora 10.00, do të hapen edhe ofertat, duke nisur nga çmimi bazë 507 milion lekë të vjetra. Të gjithë pjesëmarrësit e kualifikuar në këtë ankand, kanë të drejtë të rrisin vlerën e ofertës së tyre me jo më pak se 4% të vlerës fillestare.
Po ashtu, pjesëmarrësit në ankand, do të depozitojnë në formën e garancisë, 20% të vlerës. Me shumë gjasa, vlera e aksioneve të Vllaznisë, do të rritet, nisur nga interesi i treguar por edhe paraqitje deri tani pozitive, e ekipit.
Jo zyrtarisht mësohet, se ka interes për ankandin e Vllaznisë nga shumë kompani të rëndësishme bisnesi, individë, drejtues, ish- drejtues, ish- sponsor e sponsor të Vllaznisë. Pritet që procesi i shitjes së 100% të aksioneve të KF Vllaznia sh.a., të hapë një faqe të re për klubin, i cili do të administrohet si një bisnes privat/
Pritet të mësohet konkretisht roli i Bashkisë së Shkodrës, e cila do të vijojë të jetë pronare e aseteve të rëndësishme si stadiumi “Loro Boriçi”, Fusha Sportive “Reshit Rusi” që aktualisht përdoren nga Vllaznia për ndeshje zyrtare e seanca stërvitore. /ShkodraWeb Media/