Ajo që pritej, ndodhi. Futbolli në Shqipëri është ndërprerë deri në një afat të pacaktuar për shkak të përhapjes në masë të Coronavirus. Të gjithë pyesin veten, çfarë do ndodhë tani me kampionatet? Ekzistojnë shumë hipoteza, por në fund vetëm një rrugëdalje do ketë. Me rëndësi është që Shqipëria të arrijë të fitojë edhe këtë ”sfidë”.

Hipoteza 1: Gjithçka do shkojë mirë dhe situata stabilizohet brenda dy javësh. Kjo do bënte që thjeshtë të kishim një kalendar të ngjeshur.

Hipoteza 2: Play-out dhe Play-off mbetet një mundësi. Pra, pesë skuadrat e para të përballeshin me njëra tjetrën për titullin, ndërsa pesë të fundit për të diskutuar se kush bie e kush shpëton.

Hipoteza 3: Largimi i Flamurtarit dhe Luftëtarit nga ”planet” e Superligës, për shkak se janë pothuajse një Kategori më poshtë. Kështu, do kishim përballje për titullin mes tre skuadrave të para, tre skuadra do luanin për Europën ndërsa dy të tjera për të qënë sa më larg vendit të tetë.

Hipoteza 4: Marrja në bazë e rënditjes aktuale. Kështu, Tirana do ngrinte lart trofeun e Superligës ndërsa nga kategoria do binin Luftëtari e Flamurtari.

Hipoteza 5: Fundi i parakoshëm i sezonit duke e ”neutralizuar” atë. Gjithsesi, koha do jetë ajo që do tregojë sesi do shkojnë gjërat./newsport/