Silvinjo duket se ka pesë lojtarë të preferuar te Shqipëria. Janë pesë futbollistë, të cilët kanë luajtur në të gjitha ndeshjet e kuqezinjve gjatë vitit 2024.

Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, Mario Mitajn, Nedim Bajramin, Qazim Laçin dhe Jasir Asanin.

Arritja më e madhe për Shqipërinë gjatë vitit 2024 mund të konsiderohet pjesëmarrja në Europianin e Gjermanisë, ndërsa zhgënjimi ishte vendi i fundit në Grupin B1, në Ligën e Kombeve.

Fokusi te kuqezinjtë tashmë është te kualifikueset e Botërorit, ku Kombëtarja shqiptare është pjesë e grupit K, me Anglinë, Serbinë, Andorrën dhe Letoninë