Kombëtarja e femrave U-17 ka nisur seleksonimin për të pasuruar skuadrën me elemente cilësore nga kampionati shqiptar.
Sot, është presidenti i ekipit të Juban Danjës, Ferdinand Jaku i cili njofton se në kompleksin sportiv të Kamzës janë provuar pesë lojtare. Bëhet fjalë për Samela Markaj, Fabiola Caka, Ornela Lleshi, Matilda Tanushi dhe Sara Ibraj.
“Seleksionim 1 ditore per kombetaren Shqiptare U-17 te fubollit per femra ku u zhvillua ne kompleksin sportiv te Kamzes.
Nga ekipi i Juban-Danjes ishin ne prove 5 lojtare: Samela Markaj, Fabiola Caka, Ornela Lleshi, Matilda Tanushi dhe Sara Ibraj. Suksese vajza”, shkruhet në njoftimin e Juban Danjës.