Volejbollistet e Vllaznisë kanë qenë shumë pranë çuarje së fatit të kualifikimit në gjysmëfinale për në ndeshjen e tretë ndaj Tiranës, por jo.

Ka qenë kjo e fundit që ka fituar sërish dhe është kualifikuar për në turin tjetër. Një kualifikim i vështirë i Tiranës, që sot iu deshën 5 sete lojë dhe mbi 2 orë për të eliminuar Vllazninë.

Ndeshja e luajtur në Shkodër ishte mjaft e bukur dhe me emocione, të dyja ekipet rivalizuan fort edhe pse shpesh loja ishte me hope.

Dy herë bardheblutë dolën në avantazh, duke fituar setin e parë dhe të tretë, por po dy herë u kapën ndaj shkodranet, që fituan setin e dytë dhe të katërt.

Për pasojë, gjithçka u vendos në setin final, ku në fund Tirana u shkëput dhe fiton 15-10.

Në gjysmëfinale, Tirana do të luajë në derbin ndaj Partizanit. Ndërkohë skuadra shkodrane e trajneres Sadije Goga e mbyll këtu rrugëtimin në kampionat.
© shkodrasport.com