Armando Vajushi, Bekim Bala, Antonio Marku, Erjon Vucaj, Alic Baci janë pesë futbollistët shkodranë që janë grumbulluar me kombëtaren Shpresa për ndeshjen eliminatore të kampionatit Europian ndaj Polonisë që do luhet më datë 11 tetor.

Nga ata vetëm Vajushi luan me Vllazninë sepse të tjerët luajnë me ekipet e tjera të Superligës shqiptare. Bala aktivizohet me Tiranën, Marku me Dinamon, Vucaj me Laçin dhe Baci me Luftëtarin. Futbollistët shkodranë kanë qenë gjithnjë baza e kësaj kombëtareje dhe e tillë vazhdon të mbetet. Trajneri Artan Bushati duke i njohur mirë aftësitë e tyre, i ka ftuar sërish në ekipin e tij për të qenë pjesë e Shpresave në këto eliminatore.