Ekipi kombetar i meshkujve te basketbollit eshte grumbulluar prej disa ditësh per dy ndeshjet kualifikuese te Kupes se Botes, ato qe do te zhvilloje me 20 shkurt ndaj Portugalise dhe me 23 shkurt ndaj Qipros.

Trajneri Afrim Bilali që e drejton kombëtaren shqiptare, ndër 14 basketbollistët e grumbulluar për këtë ndeshje, ka edhe një amerikan, pikërisht Dallas Moore.

Por nga ana tjetër, basketbollistët shkodranë janë baza e ekipit tonë kuqezi. Ata janë plot 5 dhe që do të mbajnë të veshur fanellën e përfaqësueses sonë.

Duke filluar nga i mirënjohuri Klaudio Ndoja, për të vijuar me një tjetër basketbollist që luan në Itali, Celis Taflaj dhe për të vijuar me tre shkodranët që luajnë në kampionatin shqiptar, dy të Vllaznisë Robert Shestani dhe Herion Faslija si dhe ai i Goga Basket Daniel Lekndreaj.
www.shkodrasport.com