Ditën e sotme është organizuar një turne në xhudo për moshat 6-12 vjeç.
Organizator i tij ka qenë Federata Shqiptare e Xhudos dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë sportistët e vendit.
Ndër to, ka qenë edhe ekipi i vajzave të Vllaznisë i përbërë nga pesë sportiste.
Interesant është fakti se të gjitha ato kanë zënë vende të parë në këtë turne dhe përkatësisht:
1. Krista Kovaçi -30 kg
2. Visara Dini -39 kg
3. Griselda. Gjergji. -42 kg
4. Validia Aliaj. -48 kg
5. Kasandra Kovaçi -52 kg
Këto sportiste kanë qenë të shoqëruar në këtë turne nga trajnerët Luigj Shkoza dhe Angjelin Dedaj, të cilet u aktivizuan nga FSHJ edhe si gjyqtarë të turneut.
© shkodrasport.com