Peshëngritja shqiptare tashmë është gati për evenimentin më të rëndësishëm kontinental. Kështu bëhet fjalë për kampionatin europian të të rriturve, i cili zhvillohet në Jerevan të Armenisë.

Në këtë aktivitet do të konkurrojë edhe një peshëngritës shkodran dhe fjala është për Erkand Qerimajn. Në fakt, objektivi i tij është futja në zonën e medaljeve dhe mbetet për t’u parë se sa do ta arrijë një gjë të tillë.

Kështu, sipas kalendarit të aktivitetit, ditën e nesërme do të jetë momenti i konkurrimit në peshën 73-kg të peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj. Ndërkohë, përveç shkodranit, në Europianin e Armenisë do të konkurrojnë edhe Briken Calja, Kristi Ramadani, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj.

Synimet e drejtuesve te ekipit tone kombetar jane per t’u kurorezuar me medalje dhe tashme mbetet per te pare se cili prej ketyre sportisteve do ta beje realitet nje gje te tille.
Maringlen ZHIVANI