Erkand Qerimaj nuk ndalet. 35 vjeçari shkodran vazhdon te shkelqeje edhe ne arenen nderkombetare duke marre nje tjeter medalje per veten dhe per Shqiperine, ne nje aktivitet shume te rendesishem ku ai mori pjese.
Behet fjale per Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, që po mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. Ai ka konkurruar ne peshen 81 kg, ka arritur te zere vendin e dyte dhe te marre medaljen e argjendte ne stilin e shkeputjes.
Ai dështoi në provën e parë me 152 kg, e ngriti në provën e dytë, ngriti me sukses 155 në provën e 3-të dhe e humbi medaljen e artë vetëm sepse italiani Rejes i kishte ngritur më parë 155 kg. Sidoqoftë, Qerimaj shpallet “nënkampion” i Evropës në stilin e shkëputjes.
Ndërkaq, ka qenë i pafat Erkand Qerimaj në stilin e shtytjes, teksa, pas vetëm një prove të suksesshme, mbetet i 6-ti me 180 kg, dhe i 4-ti më dygarësh me 335 kg. Megjithate medalja e fituar, i shtohet nje dyzine medaljes te tjera qe ai ka fituar gjate karrieres se tij duke treguar se mbetet nje sportist elitar./SHKODRA-SPORT.COM/