E ardhmja e peshengritjes shkodrane eshte e garantuar. Elementi i ri qe mbush çdo dite sallen e ketij sporti, eshte treguesi me i mire per kete gje. Njeri nga trajneret qe punon me ekipin e Vllaznise, Muhamet Tuzi eshte shume entuaziat per punen qe behet dhe deshiren e madhe qe kane te rinjte shkodrane per t’u marre me kete sport. Por njekohesisht ai ben apel per me teper mbeshtetje nga klubi Vllaznia dhe Bashkia per kushtet e stervitjes dhe gjera te tjera qe kane te bejne me pergatitjen e ketyre talenteve te reja. Mjafton te besh nje vizite te shkurter ne sallen e peshengritjes te klubit Vllaznia dhe kupton qarte e menjehere deshiren e madhe qe te rinjte shkodrane kane per kete sport. Shume prej tyre e kane filluar peshengritjen nen shembullin e kampionit Erkand Qerimaj dhe per rrjedhoje, çdo dite e me teper interesimi rritet. Vllaznia ne peshengritje eshte kampione e fundit ne dy vitet e fundit, por elementi i ri qe mbush çdo dite sallen e stervitjes, eshte nje garanci per sukseset edhe ne te ardhmen. Njeri nga trajneret e ketij ekipi, Muhamet Tuzi e quan shume positive kete gje, duke vleresuar njekohesisht perveç masivizimit te madh te ketij sporti, edhe cilesine qe zoterojne sportiste te tille si Erkand Qerimaj, Isa Bala, Xhulio Prroni e deri tek sportisti i se ardhmes Emanuel Lushi. Megjithate Tuzi ben apel edhe per nje perkujdesje me te madhe te Bashkise dhe klubit Vllaznia per permiresimin e kushteve te stervitjes. Dhjetra te rinj qe mbushin sallen e shtanges çdo dite garantojne shume per te ardhmen. E sigurte duket qe peshengritja shkodrane do na dhuroje serish kampione dhe jo vetem kombetare. Me punen qe behet, nje gje eshte e sigurte: nuk do mungojne sukseset edhe ne arenen nderkombetare dhe kjo eshte shume e rendesishme.