Skuadrat romane kanë kopjuar njëra-tjetrën. Pas “harakirit” të Romës ishte Lacio, e cila në mbrëmje e bëri dramë ndaj Sampdorias. Skuadra e Tomas Strakoshës pësoi e para, por ia doli që të rikuperonte rezultatin me dy gola në ekstremet e kohës së rregullt.

Goli i parë ishte i Kualiarelës në të 21-ën, ndërkohë që bardhekaltrit përmbysën me Açerbin në 79’ dhe penalltinë e Imobiles në minutën e 6-të të kohës shtesë. Aksion dhe Saponara i gjendur vetëm në qendër të zonës, gjuan në formë parabole, duke e dërguar sferën në traversë dhe në rrjetë, 2-2 teksa kronometrohet e 99’. “I pafajshëm te goli i parë. Në të dytën, ka pak raste se Sampdoria mendon vetëm mbrojtjen. Në fund, pëson nga Saponara”, ishte komenti i notës 5.5 për Strakoshën.