Marash Kumbulla po kalon një formë të mirë me Veronën e tij. 19 vjeçari me origjinë nga Shkodra por i lindur në Italinë fqinje, ka treguar se është i aftë të marrë përsipër mbrojtjen e një ekipi në Serinë A.

Së fundmi, raportohet se edhe Milan ka hyrë në garë për talentin e Kombëtares shqiptare, duke çuar në katër numrin e ekipeve të interesuara.

Pas Juventus, Inter e Napoli, kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli e shohin si një investim me vlerë për të ardhmen.

Kumbulla u rikthye titullar javën e shkuar, duke hedhur pas dëmtimin që e mbajti jashtë për afro një muaj.

Qendërmbrojtësi ka zhvilluar 11 paraqitje këtë sezon, duke gjetur rrugën e rrjetës 1 herë.