Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, nuk mori pjesë në stërvitje e Granadas këtë të enjte.
Kjo vjen pasi ai është ende i dëmtuar dhe do të mungojë në ndeshjen që do të zhvillojnë të shtunën në “Nuevo Los Carmenes” kundër UD Ibiza.
Uzuni pati një problem fizik, të paspecifikuar nga klubi, në fund të javës së kaluar, për të cilin u desh të qëndronte jashtë ndeshjes kundër Valencias, të cilën Granada e humbi 3-1.
Shqiptari është golashënuesi më i mirë në La Liga 2 këtë sezon me dymbëdhjetë gola dhe të gjithë i ka shënuar në shtëpi, duke e bërë atë një mungesë shumë të rëndësishme për “andaluzianët” në ndeshjen e së shtunës.