Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, u dëmtua në miqësoren e dy ditëve më parë ndaj Tërbunit, por edhe mbrojtësi Abdurrahman Fangaj që i zuri vendin, pati të njëjtin fat.

Nga sa mësohet, Gurishta ka një tërheqje muskulore në kofshë dhe stafi mjekësor i ka rekomanduar pushim për rreth një javë.

Megjithatë, kjo nuk e vë në rrezik aktivizimin e tij në finalen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Teutës, që do të luhet më 28 gusht.

Ndërkohë, sa i përket Fangajt, i cili pati një dëmtim në pjesën e bërrylit dhe la fushën për të mos rrezikuar, mbrojtësi i djathtë nuk ka probleme serioze dhe do të kthehet shpejt në fushë.