Mateo Gabia dhe Melik Çau kanë luajtur së bashku në këtë sezon për 661 minuta, duke pësuar vetëm tre gola: mesatarisht një në çdo 220 minuta.
Praktikisht një gol i pësuar nga ekipi çdo dy ndeshje e gjysmë. Milani i ka provuar prej kohësh të gjitha kombinimet e tjera dhe asnjë çift tjetër nuk ka arritur të kalojë mesataren e një goli të pësuar çdo 72 minuta. Një hendek i madh dukë qenë se Gabia-Çau performon tre herë më mirë se të gjitha çiftet e tjera të organikës.
ZGJEDHJET E KONSEISAOS – Trajneri i “Djallit”, pavarësisht soliditetit që garanton dyshja në fjalë, nuk e përdor kurrë. Të paktën, kurrë nga minuta e parë. Gabia dhe Çau ishin titullarë vetëm në Milan-Verona më 15 shkurt. Vetëm një ndeshje nga fillimi, si për Gabia-Tomori. Po të tjerët? Dy ndeshje për Tomori-Çau, tre për Tomori-Pavloviç, katër për Gabia-Pavloviç dhe Çau-Pavloviç. Morali: Pavloviç luan pothuajse gjithmonë, edhe pse numrat e golave të pësuar do të sugjeronin diçka ndryshe.
SHKAKU – Konseisao thotë se “janë të gjithë titullarë” (një deklaratë diplomatike) dhe në veçanti për Pavloviçin ai edhe u lëshua në një kompliment: “Më pëlqejnë lojtarët me shpirtin e tij”. Portugezi, kur nisi si trajner i Milanit e bëri me Tomorin si titullar, edhe pse ishte afër shitjes te Juve (e më pas te Totenhemi). Ja që më pas ndryshoi mendje.
Në shkurt ai zgjodhi Pavloviçin në një ndryshim të përjetshëm, që shihet rrallë në një skuadër të nivelit të lartë: nuk ka pothuajse asnjëherë katër qendërmbrojtës në të njëjtin nivel, të cilët alternojnë dhe formojnë gjithmonë një çift të ri, pa një pikë fikse ose, të paktën, një dyshe që konsiderohet titullare. Këtë fundjavë në Leçe, Pavloviç do të mungojë (i pezulluar): një siguri e parë. Dhe Konseisao mund të rreshtojë në mbrojtjen me tre lojtarë, një zgjidhje që sigurisht do ta ndihmonte Pavloviçin (dhe ndoshta jo vetëm atë).