I pari një trajner i mirënjohur nga duart e të cilit kanë dalë kampionë dhe rekordmenë të shquar. I dyti një kampion i padiskutueshëm i peshëngritjes shqiptare për shumë vite me rradhë.

Në foto janë dy shkodranët, Petrit Hoxha dhe Sokol Bishanaku. Kanë dalë sëbashku gjatë garave të Kampionatit Ballkanik të vitit 1991 zhvilluar në Athinë kur Hoxha ishte trajner i ekipit tonë kombëtar ndërsa Bishanaku sportist. Sigurisht që Shkodra ka me se të krenohet sepse kampionë të tillë e kanë nderuar dhe vazhdojnë ta nderojnë atë.

www.shkodrasport.com