Kategoria Superiore dhe futbolli në Shqipëri është ndalur srëish, këtë herë jo për shkak të pandemisë, por për shkak të bojkotot të klubeve. Presidentët dhe Liga profesioniste ka vendosur të bojkotojë kampionatin deri në mometnin që Qeveria të plotësojë 4 kërkesat që janë paraqitur nga klubet.

Lidhur me këtë bojkot ka reagur edhe nënkryetari i partisë së LSI, Petrit Vasili. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili akuzon Qeverinë dhe Kryeministrin Rama që bën ligje brenda natës për oligarkët, ndërsa për sportin nuk ka kohë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Rilindja e urren futbollin dhe nuk i ben pershtypje qe vetem ne Shqiperi nuk luhet futboll si ne asnje vend te Europes.

Rilindja ben ligje brenda nates per koncesionet miliardere te oligarkeve kurse per ndryshimet ligjore per sportin nuk ka kohe.

Rilindja brenda nates ndryshon Kushtetuten per votat ndersa ligjet per sportin nuk i ndryshon “dot”.

Mijra njerez te bote se futbollit shqiptare si lojtare, stafe traineresh dhe mijra punonjes te tjere ndihmes jane te bllokuar per shkak te nje kryeministri dhe nje qeverije, destruktive dhe te paafte qe vetem prishin gjithshka.