Luftëtari është duke kaluar një periudhë të vështirë teksa përveç pozicionit të vështirë në tabelën e klasifikimit, ku renditet në vendin e parafundit dhe rrezikon seriozisht mbijetesën, morën edhe një pezullim nga FIFA për të mos afruar lojtarë në merkaton e janarit.
Kjo për shkak të mos shlyerjes financiare ndaj futbollistit brazilian Mark Aurelio.
Por në një prononcim për Top Channel, Zv/presidenti i klubit, Artur Dade shprehet se klubi ka arritur marrëveshjen me futbollistin, por gjithsesi edhe nëse pezullimi mbetet do vazhdojnë me organikën aktuale.
Sakaq, Dade shprehet i sigurt se skuadra do ia dalë të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar. “Me 99% kemi arritur një marrëveshje me lojtarin, por edhe nëse nuk ja dalim do të tentojmë të vazhdojmë kampionatin me lojtarët që kemi”.
Mbijetesa? “As e diskutojmë mbijetesën, kemi bërë merkato të mirë”, përfundoi Dade. /VipSport/