Munuera Montero është pezulluar, ndërsa ndodhet nën hetim si gjyqtar pas ndeshjes Real Madrid-Osasuna. Ky është vendimi i marrë për kryesorin, që rrezikon deri në 5 vite përjashtim në rast se shpallet fajtor.
Montero po hetohet për thyerjen e rregullit, që nuk lejohen përfshirjen e interesave dytësorë që ndërhyjnë në përmbushjen e detyrimeve personale. Kujtojmë se kryesori spanjoll i tregoi kartonin e kuq Bellingam në sfidën e fundit, pas tha “f*ck off”.
Vetë Montero ka folur për ditët e vështirë që po kalon, bashkë me familjen e tij. Po ashtu mohon lidhjet e tij, që mund të ndikojnë në arbitrim.
“Jam mbyllur në shtëpinë time. Njerëzit po shajnë dhe ofendojnë nipat e mi, po sulmojnë vëllezërit dhe motrat e mia, babai im 80-vjeçar shkoi sot në meshë dhe… më mirë të hesht. Asnjë subjekt sportiv nuk më ka paguar asnjë cent në jetën time, kurrë, kurrë”.