Krysztof Piatek është bërë lojtari i parë që prej Gabriel Batistuta-s që ka shënuar në secilën prej shtatë ndeshjeve të para të një sezoni të Serie A.

Sulmuesi polak iu bashkua Genoa-s në qershor dhe ka shpërthyer në Itali, duke shënuar golin e 13-të në të gjithë kompeticionet.

Pietak tani ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshjet e fundit, teksa lojtari i fundit që e ka bërë këtë gjë ka qenë Gabriel Batistuta në sezonin 1994/95.

Legjenda argjentinase e ka vijuar këtë ecuri mbresëlënëse deri në javën e 11-të dhe e përfundoi sezonin me 26 gola për Fiorentina-n që u rendit në vend të 10-të të renditjes së Serie A.

Piatek që tani po përflitet për një transferim te një klub i madh evropian, duke përfshirë edhe Barcelona-n./telesport/