Nga Endri ÇINARI

Nëse ka një pikë të fortë për Vllazninë këtë sezon, ku kuqeblutë kanë dalluar mbi të tjerët në Superiore, ai është shënimi i golave. Shkodranët pas 34 javësh kampionat ngelin skuadra që ka sulmin më të mirë të kampionatit.

9 herë kampionët e vendit kanë shënuar plot 52 herë deri më tani. Ku pas skuadrës së Brdariç është Dinamo që ka shënuar 49 herë dhe Egnatia me 46 gola në favor, shkruan shkodrasport.com 

Po ashtu në gjirin e ekipit shkodran është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, Bekim Balaj me 15 rrjeta. E ndërsa janë të shumtë lojtarët që kanë gjetur mbi 2 herë golin këtë edicion. Me emra si Mala që ka shënuar 7 gola, duke përjetuar sezonin më të mirë në karrierë. Dodaj i cili deri më tani ka shënuar 6 gola në Superiore. 

Ildi Gruda pavarësisht ndalesave nga dëmtimet ka shënuar 4 herë në ligë. E ndërsa futbollistë si: Çoba, Qato dhe Stojanoviç kanë shënuar nga 3 herë këtë sezon.(www.shkodrasport.com)