Nga Endri ÇINARI

Tre golat e shënuar nga Vllaznia në fitoren e fundit 3-0 që arritën shkodranët në ndeshjen e javës së 24-ët kundër Bylis konfirmuan edhe njëherë për forcën sulmuese të kuqebluve. Këtë sezon pika më e fortë e konfirmuar dhe rikonfirmuar është sulmi. Dhe konkretisht shënimi i golave të shumtë dhe nga futbollistë të ndryshëm.

Kuqeblutë konfirmohen si sulmi dhe ekipi që shënon më shumë në Superiore. Me 41 gola të shënuar pas 24 javësh, ekipi i Brdariç ka shënuar më shumë se kushdo. Me një mesatare prej 1.7 golash për ndeshje, më shumë se çdo ekip tjetër në elitë deri më tani gjatë këtij sezoni. Pas 9 herë kampionëve të vendit, ekipi që ka shënuar më shumë gola është Dinamo me 36 rrjeta në favor.

Me blutë që në javët e fundit kanë shënuar vetëm 2 gola në 3 ndeshje. E ndërsa me një ritëm të lartë të shënimit të golave në javët e fundit është Egnatia. Rrogozhinasit janë ekipi i tretë që kanë gjetur golin më shumë këtë sezon deri më tani, ku kanë shënuar 34 gola.

Përsa i përket ekipeve që kanë shënuar më pak ato janë Teuta dhe Skënderbeu me nga 20 gola në favorin e tyre dhe Laçi e Bylis me nga 21 gola në favor pas 24 javësh.(www.shkodrasport.com)