Situata e Gareth Bale te Real Madridi po shkon gjithmonë e më keq. Uellsiani e ka shprehur thuajse hapur dëshirën për të mos vazhduar më karrierën në “Santiago Bernabeu”. Dikur, njëri prej lojtarëve më të kërkuar nga klubet e mëdha, si: Manchester United.

Nga Championshipi vjen një ofertë nga klubi Reading, i cili premton në mënyrë ironike nëse Reali pranon ta shesë Bale për 5 milionë €. Por, Reali e ka refuzuar kategorikisht këtë gjë duke theksuar se lojtari nuk mund të shitet për më shumë se 50 milionë €.

Zidane ka paralajmeruar se skuadra do te kete shume ndryshime ne vere sepse sezoni qe po mbyllet ka qene shume zhgenjyes dhe kjo nuk eshte e pranueshme per nje klub prestigjioz si Real Madrid.

Per kete arsye, fillimisht do “t’u jepen duart” atyre qe konsiderohen te panevojshem dhe nje nder ta eshte edhe Gareth Bale, i cili ka humbur shume pike kohet e fundit dhe jo me kot ne skene dalin oferta qesharake si kjo e Reading.