Nga Endri ÇINARI

Në orën 19:00 është luajtur sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndeshja Vllaznia-Egnatia. Përballja u zhvillua në kuadër të javës së katërt të Superiores 2024-25 dhe përfundoi me rezultatin 3-1 për shkodranët.

“Shkodra Sport” përveç raportimit në kohë reale të duelit, sjell për lexuesit e saj edhe disa “pikante” të duelit të sotëm.

-Priteshin më shumë tifozë në shkallët e stadiumit. Por numri i spektatorëve nuk është shumë i madh.

-Vllaznia ka disa lojtarë të dëmtuar për ndeshjen. Ku njëri prej tyre, Gruda preferon ta ndjekë ndeshjen nga tribuna e gazetarëve.

-I nervozuar në një moment Brdaric me Alivoden. Ku ky i fundit nuk pason dhe gjermani i kërkon ta luajë më shpejt topin.

-Shënon Vllaznia, por Jorgji kërkon kohë ta konfrimojë rrjetën kuqeblu. Fakt që “nxeh” tifozerinë shkodrane që nis vërshëllimat ndaj elbasanasit.

-Tetova këshillon Fangaj, të cilit i kërkon të mos futet shumë nga qendra, por të qëndrojë i hapur në krah.

-Ka batuta mes tifozëve për veshjen e trajnerëve, pasi janë thuajse identike.

-Ngatërrohen mes tyre Stojanoviç dhe Gurishta, fakt që sjell barazim e Egnatias. Trajneri Brdaric shumë i pakënaqur me dyshen e tij të mbrojtjes.

-Aksion fenomenal i Vllaznisë që mbyllet me gol nga Balaj. Publiku shkodran duartroket lojën e kuqebluve.

-Shumë i heshtur qëndron trajneri Tetova i Egnatias. I cili nuk shpreh asnjë lloj emocioni.

-Largohet nga fusha Delaj për ti lënë vendin Çobës. Lum duartrokitjesh nga ana e tifozëve shkodranë për performancën e 21-vjeçarit.

-Në fund mbyllet 3-1 për Vllazninë që përveç 3 pikëve tregon edhe një lojë cilësore. Që nuk e kishte shfaqur në 3 javët e para.