Nga Endri ÇINARI
Sot, në orën 17:00 u luajt edhe ndeshja e javës së 24-të të Superiores. Vllaznia priti në Shkodër, Egnatian . Ku ndeshja përfundoi në shifrat 2-1.
“Shkodra Sport” përveç raportimit nga minuta në minutë, sjell edhe disa të “veçanta” në duelin mes kuqebluve dhe kryesuesve të Superiores.
-Përpara fillimit të takimit ka një pankartë dhe një përshëndetje për 105-vjetorin e Vllaznisë. Skuadrës më të vjetër shqiptare.
-Vllaznia ka vetëm 2 të huaj në formacion, Stojanovic dhe Juric. Ndërsa nga formacioni titullat janë 9 shqiptarë, ku përfshihen 8 shkodranë dhe prizrenasi, Mala.
-Një numër i konsiderueshëm tifozësh në stadium duke parë ecurinë fantastike të kuqebluve, por edhe motin e favorshëm në Shkodër.
-Takimi nis pak me vonesë, pasi arbitrat kanë një problem me kufjet me të cilat komunikojnë.
-Ka gol vetëm pas 90 sekondash lojë, “Loro Boriçi” në këmbë pasi Balaj tund rrjetën e Egnatias.
-Spikat edhe një poster i tifozave të Vllaznisë. Të cilët paraqesin Dwamenan, ish-sulmuesin e Egnatias të ndarë nga jeta në fushën e lojës para pak muajsh.
-Disa driblime rradhazi të Males marrin duartrokitjet e publikut shkodran. Që vlerëson lojën e mesfushorit kuqeblu.
-Edlir Tetoven nuk e mban vendi, sa që duhet këshillimi nga gjyqtari i katërt, Beqiraj që numëri 1 i pankinës rrogozhinase të qetësohet.
-Shënon një supergol me një diagonale perfekte, Ndreca. Mbrojtësi i Egnatias merr edhe duartrokitjet e publikut shkodran.
-Tefik Osmani këshillon Alivoden, që të pasojë më shpejt topin.
-E nis me vrull Egnatia në pjesën e dytë. Qatip Osmani kërkon më përqendrim në rradhët e të tijve.
-“Shpërthen” sërish “Loro Boriçi”, një “predhë” e Grudes përfundon në rrjetë. Moment magjik për sulmuesin që siglon golin e 8-të këtë sezon.
-E gjithë pankina e Vllaznisë në këmbë, kërkojnë faull në favor të Çobes. Nuk e mendon kështu kryesori Jorgji që vijoj lojën. Përgjatë protestave ka karton të kuq për zëvendës trajnerin e Vllaznisë, Bashkim Livoreka.
-Ka një batutë nga tifozët shkodranë, në momentin kur në fushë po futet Rezart Rama, mbrojtësi i Egnatias, nga tribuna dëgjohet thirrja: “Rama ik”.
-Mala në momentin e zëvendësimit pasi merr duartrokitjet e shumta, lumturon një tifoz të vogël duke i dhuruar fanellën e tij.
-Në fund mbyllet 2-1 për Vllazninë që vijon momentin e shkëlqyer dhe hedh një hap të madh në sigurimin e 4 vendeve të para në kampionat.