Nga Endri ÇINARI

Sot në “Loro Boriçi” është luajtur edhe sfida e javës së 31-të mes Vllaznisë dhe Laçit. Dueli i luajtur në Shkodër, në orën 18:00 përfundoi me rezultatin 1-2 për kurbinasit. “Shkodra Sport” përveç raportimit të ndeshjes së kuqebluve dhe shijakasve sjell për lexuesit e saj disa “pikante” të 90 minutave.

-Pritej një ndeshje që do afronte më shumë tifozë në shkallët e stadiumit. Por prania e tifozerisë shkodrane nuk është aq e madhe në shkallët e “Loro Boriçit”.

-Trajneri Cungu i Laçit kthehet si kundërshtar në Shkodër. Të pranishmit duartrokasin shkodranin e pankinës laçiane në momentin kur ai del në fushë.

-Shumë kërkues Cungu ndaj William Melos dhe Ujkes të cilëve iu kërkon të luajnë më thjeshtë dhe jo të kërkojnë veprime individuale.

-Një gol i çuditshëm, por që dërgon në delir tifozerinë shkodrane. Krosimi i Hakajt devijohet nga mbrojtja laçiane dhe përfundon në rrjetë për shifrat 1-0.

-Në një moment tërheq vëmendjen një veprim i Qatip Osmanit. Trajneri i Vllaznisë nxjerr një letër dhe shkruan diçka.

-Ka dyshim për një penallti në favor të Vllaznisë. Por pas konsultës me VAR, gjyqtari i takimit vendos të vijojë lojën.

-Fillon pak me vonesë pjesa e dytë. Kjo pasi duket se ka një gabim në protokollin e takimit.

-Tresa konfirmon Vllazninë si “gjahun” e preferuar. Sulmuesi laçian shënon për shifrat 1-1 dhe dërgon në festë kurbinasit.

-Duartrokitje për Smjalin dhe Gomes në momentin që futen në fushën e lojës.

-Vllaznia humbet 2-3 raste të pastërta. Fakt që nevrikos disi Osmanin që kërkon më përqendrim tek të tijët.

-Festë e çmendur tek Laçi, kurbinasit kalojnë në avantazh falë një goli të Ujkes. Një pakujdesi e kuqebluve iu shkakton atyre pësimin e golit.

-Të pakënaqur tifozët shkodranë në shkallët e stadiumit. Duke mos u pajtuar me rezultatin, ata kanë kritika ndaj skuadrës.

-Mbyllet 1-2 për miqtë që sigurojnë 3 pikë të rëndësishme për garën në mbijetesë e ndërsa për Vllazninë konfirmohet momenti “jo” në kampionat.