Endri ÇINARI

Sot, në orën 17:00 u luajt edhe ndeshja e javës së 21-të të Superiores. Vllaznia priti në Shkodër, Partizanin. Ku ndeshja përfundoi në shifrat 1-1.

“Shkodra Sport” përveç raportimit nga minuta në minutë, sjell edhe disa të “veçanta” në duelin mes shkodranëve dhe kryeqytetasve.

-Ka një ceremoni para ndeshjes për ditëlindjen e 76-të të legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama i dhurojnë ish-sulmuesit dy fanellat e skuadrave. Ekipe me të cilat ai ka kontribuar suksesshëm në karrierën e tij.

-Nuk mungojnë tifozët në stadium ku spikasin grupimet ultars “Vllaznit” dhe “Guerrils”.

-Dy ish-futbollistë të Partizanit janë pjesë e formacionit të Vllaznisë. Fjala është për Hakajn dhe Malen.

-Shehi këshillon shpesh Taipin, duke e pasur afër me pankinës, jep udhëzime për ish-lojtarin e Kukësit.

-Ka një pretendim për penallti tek Vllaznia. Balaj diskuton me Hadrojin, ku ky i fundit i bën me shenjë se topi e preku në brinjë. Gjyqtari Koçi e konsideron totalisht të rregullt ndërhyrjen e mbrojtësit të kuq.

-Magguete thyen më në fund mbrojtjen e Vllaznisë dhe Qarrin. Pas 472 minutash, kuqeblutë pësojnë gol dhe është pikërisht mesfushori afrikan që i ndëshkon.

-Përfiton në një moment drejtori Tefik Osmani, i cili si një ekspert i mbrojtjes jep këshilla për dyshen Juric dhe Stojanovic.

-Balaj konfirmon edhe njëherë se gjithmonë i shënon Partizanit. Sulmuesi tregohet totalisht i ftohtë në penalltinë kundër Qirkos. Duke e dërguar vlonjatin në krahun e kundërt me topin.

-“Shpërthen” stoli i Vllaznisë, një gjuajte e Alivodes ndalohet nga mbrojtja e Partizanit. Sipas tyre me dorë dhe kërkohet penallti, nuk e konsideron të tillë kryesori i takimit, Koçi.

-Krijojet “mirazhi” i golit, Mala bën gjithçka mirë në krah, por gjuajtja e prizrenasit nuk është e duhura duke përfunduar në rrjetën e jashtme.

-Qatip Osmani e ka me të tijët, lojtarët e Vllaznisë humbasin topin disa herë rradhazi duke rrezikuar të pësojnë gol. Fakt që nevrikos disi trajnerin tetovar.

-Sota ndërron këpucët, kjo pasi palët që po mbante veshur dukej se po e shqetësonin mbrojtësin e Partizanit.

-Duartrokitje të shumta nga publiku shkodran në momentin që Mala lë fushën për Pusin.

-Në fund mbyllet 1-1 mes dy ekipeve, që ngelin në vendin e dytë dhe të tretë në kampionat.