Nga Endri ÇINARI
Sot, në orën 16:00 u luajt ndeshja e fundit e sezonit të rregullt në Superiore. Vllaznia priti në Shkodër, Skënderbeun, me ndeshjen që përfundoi në shifrat 1-5. “Shkodra Sport” sjell edhe disa pikante të duelit mes kuqebluve dhe korçarëve në përfundimin e 90 minutave.
-Pritej ndoshta një numër më i vogël tifozësh, por tribuna kryesore e “Loro Boriçit” është thuajse e mbushur. Kuriozitet për të parë djemtë e rinj në aksion.
-Tifozët e ardhur nga Korça e ndjekin ndeshjen së bashku me ata të Vllaznisë. Gjë që nuk e shohim shpesh në stadiumet tona.
-Takim i ngrohtë mes dy trajnerëve Brdaric dhe Gvozdenovic para fillimit të 90 minutave.
-Rekord me formacionin për Vllazninë, vetëm 19.7 vjeç mosha mesatare e ekipit të hedhur në fushë nga kuqeblutë.
-Shënon ekipi i Skënderbeut me Liçon, mesfushori duartrokitet dhe përgëzohet nga tifozeria shkodrane.
-Debuton në mënyrë të jashtëzakonshme me Vllazninë, Klajti Halili. Sulmuesi gjen golin e barazimit pas 11 minutash. Duke barazuar shifrat në 1-1.
-Penallti për Skënderbeun, ka një diskutim mes Nikajt dhe Rashices se kush do e gjuajë. Stafi korçare vendos për këtë të fundit që tregohet i saktë ndaj Jukajt.
-Shumë ekspresiv Brdaric me udhëzimet e tija për skuadrën. Ndërkohë qëndron shumë i qetë në krahun tjetër Gvozdenovic.
-Një shkodran si Nikaj shënon golin e tretë për Skënderbeun. Nuk feston sulmuesi i bardhekuqve për shifrat 1-3.
-Mbyllet në fund me fitoren e korçarëve, e cila duartrokitet nga të pranishmit. Të dy skuadrat do jenë pjesë e “final 4” javën tjetër.